Lajme

“Hajna e banditë të politikës”, Kraki ‘godet’ komandantët e luftës: U bënë milionera përmes…!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:37 / 5 April 2024

Profesori universitar në Paris, Nezir Kraki përmes një shkrimi dhe video në rrjetin e tij social Facebook ka ‘goditur” komandantët e luftës.

Ai tha se ashkush nuk ia zbeh angazhimin e tyre gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, por që duhet të ceket se shumica e tyre pas luftës u bënë hajnda e banditë të politikë.

Gjithashtu, Kraki tha se ata “bënë milionera përmes krimeve ekonomike dhe vjedhjeve.

“Pas luftës, shumica nga ta u bënë hajna e banditë të politikës. U bënë milionera përmes krimeve ekonomike dhe vjedhjeve masive institucionale.  Dmth, atëherë kanë qenë trima me ideal lirinë, tash janë hajna me ideal pasurinë”, u shpreh Kraki, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Askush s’ka shku në luftë me qëllim që pas saj të jetë dikushi apo të pasurohet.

Sjellja e ish komandantëve pas luftës nuk mund ta zbeh angazhimin e tyre për çlirimin e Kosovës dhe sakrificat që janë bërë në atë kohë.

Pas luftës, shumica nga ta u bënë hajna e banditë të politikës. U bënë milionera përmes krimeve ekonomike dhe vjedhjeve masive institucionale.

Dmth, atëherë kanë qenë trima me ideal lirinë, tash janë hajna me ideal pasurinë.