Ballina

Halil Geci: Elektorati Rugovian do votojnë GUXO, LDK-ja mund të mos i mar më as 12%

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:38 / 9 September 2022

Sipas Gecit LDK-ja pa dëshiren e tyre i kanë larguar një armatë të madhe aktivistësh dhe militantësh të partisë.

“Kurse një pjesë jo e vogël dyshohet se u vranë nga SHIK-u i PDK-së, me të cilët edhe sot LDK-ja është e bashkuar në koalicion, njësojë si  Isa, edhe sot pioneri i tij, Lumi, ishin dhe janë edhe sot të lidhur me vrasës dhe kriminelët e PDK-së. Ju kujtohet largimi i Donika Gërvalles e cila tërhiqej zvarrë nga kuvendi, gjithashtu e larguan edhe Vjosën së bashku me 300 mijë votues e militantë të përkushtuar, arsyeja e përjashtimit të saj nga LDK ishte:

Vetëm pse Vjosa nuk ua votoi Hashimin president. Prandaj Isa, Luta dhe Agimi u hidhëruan së tepërmi dhe e nënçmuan dhe e larguan. E larguan nga frika se Vjosa po ua merr partinë. Prandaj formimi i kësaj liste ka qenë i domosdoshëm dhe pa dashjen e saj. E mira e formimit të kësaj partie është që  Vjosa dhe Donika i bashkuan militantët rugovjan rreth listës Guxo, që se paku ata të grupohen rreth kësaj liste që të mos shpërndahen nëpër parti tjera…!”, shton ai.

Ai thekson se, LDK-ja në vend se me ftua Listen Guxo në zgjedhjet partiake të cilat përfunduan para pak kohe, dhe të mos i kushtëzoj ajo ashtu siç i largoi.

“LDK-ja në zgjedhjet e ardhshme nëse nuk bën koalicion me këtë parti rugovjane të cilën vet i kanë përjashtua me 300 votues, shumë vështirë e kanë me pa pushtetin me sy, për së paku edhe një dekadeë, dhe me bindje ju them se LDK në zgjedhjet e ardhshme nuk kan m’i kaluar as 12%”, potencon ai.

Geci thotë se, votusit e LDK-së ka m’i thithë lista Guxo, VV-ja dhe partitë tjera.

“Listës Guxo i uroj suksese në tregun e politikës kosovare, treg ky që deri më sot ishte kryeneq e shumë i dëmshem, i ndërtuar nga hileqarë dhe analfabetë, politikanë të cilët të vetmin qëllim e kishin plaçkitjen, hajnin, dhe fundi ju erdhi me turp. Mu për këtë populli e mbështeti Vjosën dhe Albinin, dhe sot politika kosovare dhe vet Kosova ka marrur rrugëtimin e duhur drejt demokracive evropiane dhe ruajtjes të sovranitetit, sovranitet ky të cilin tradhëtarët tentuan ta zhbëjnë”, përfundon Halil Geci.