Lajme

Halil Geci: “Gjuetia Ruso-Serbe me zagarë shqiptar”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:23 / 17 August 2022

Rreziku më i madh po i vjen Kosovës nga vet Zagarët shqiptarë që i ka përdorur, dhe po i përdorë Serbia për ta vrarë gjahun me zagarët tonë në fushën tonë, kundra atdheut tonë.

Kosova më në rrezik është nga zagari Rusë me emrin Rama dhe zagarët e tij në Kosovë dhe Shqipëri, se sa nga Vuçiqi dhe Putini.

Tentimin për ta zhbërë Kosovën në forma të ndryshme nga vija Ruse, e udhëhequr nga Rama-Vuçiq- dhe rrethi i zagarëve të tyre, po mundohen ta zhbëjnë Kosovën, në mënyrë diplomatike, kjo i bjen blejav zagarëve të Shqipërisë e Kosovës, pastaj ata lehin vet dhe gjahun ta bin në prehër të Rusisë.

Se Rama e ka marr mbi vete ndarjen në marrëveshjen e Nishit me Vuçiqin, për t’ia faktuar Thaçit si projekt të tij ndarjen, të cilin  Thaçi e pranoi me dëshirë si projektin e tij, dhe së fundi projektin e tij mini-shengenin, e tash Ballkanin e hapur, dihet qartë se sa thellë ka shkuar tradhtia e Kristaqit ndaj atdheut…!

Ky projekt ogurzi me emrin  mini-shengeni, pastaj Ballkan i hapur në brendi ka prapaskena të frikshme që e sjell interesin Rusë në Kosovë, e që këtë e din Rama mirë i cili u përkushtua ta djeg Kosovën për ta sjell interesin Rus deri te kufiri i Morinës, vetëm e vetëm që ai të përfitoj miliardat që ishin marr vesh në Nishë.

Këtë pazar Rama po e bënë pa miratimin e hanxhisë (shitsi)  e në këtë rast Hanxhiu është Amerika e pastaj vjen Kosova…!

Kjo i bjen që Ramovski luan lojën gugjas me Amerikën, të njëjtën lojë e ka pa luajtur edhe Hashimi po ku është sot, se ku do të jetë Rama nesër dihet.

Përgatitjet e  zhbërjes të Kosovës, me bekimin e vasalit Rama-Hashim dhe defatoret për rreth tyre,duke u munduar ta jetësojnë Ballkanin e hapur-dhe mini-shengenin, e në fund vjen ndarja, për Kosovën janë kurthe të njëjta që kjo ekip ja ka bërë Amerikës, se sa do të ju zgjat do e shohim.

Projekt që po tenton të realizohet nga kryebabagjyshi i tradhtarëve të Shqipërisë që shkon njëri e vjen tjetri shumë ma qen i riu se sa i vjetri,po e vërteton se Kosova ma në rrezik është nga Shqipëria se sa nga Serbia e Rusia..!

Kjo po dëshmon sot e gjithmonë se Kosovën e kanë sakrifikuar gjithmonë tradhtarët e Shqipërisë në bashkëpunim me  vasalet e brendshëm Kosovar, si dikur Ali Shkria Fadil Hoxha, ashtu edhe tradhtarët e sotit të llojit të Thaçit, Isës, Lutfi Hazirit dhe rrethi mbështetës i defatoreve dhe tupangjive të tyre..!