Lajme

HALIL GECI: “HASHIM THAÇI: TRADHTARI I KOMBIT DHE AGJENTI I SHËRBIMEVE TË HUAJA”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:20 / 15 September 2025

“Koha që mbështetësit e tij ta paguajnë tradhtinë – së pari me votë, e nesër me burg.”

Thaçi dhe mbështetësit e tij, që shkatërruan Kosovën dhe besimin e popullit, duhet të dalin para drejtësisë.

Hashim Thaçi ishte agjent dhe spiun i Francës. Ai punoi 22 vjet në dëm të popullit dhe Kosovës, në favor të Serbisë së Madhe, duke shkatërruar çdo institucion dhe duke tradhtuar çdo besim që qytetarët kishin ndaj shtetit të tyre. Mbështetja e opozitës e bëri të mundur vazhdimin e këtyre veprimeve, duke e kthyer Hashim Thaçin jo vetëm në një tradhtar personal, por edhe në produkt të një sistemi politik të korruptuar.
Hashim Thaçi duhet të përgjigjet para drejtësisë për tradhti kombëtare, për vjedhje dhe për krime ekonomike dhe politike që ka kryer – së bashku me ata që e mbështetën dhe e lejuan këtë shkatërrim. Nuk mund të ketë falje për ata që shkatërruan besimin e popullit dhe lanë pas një histori të dhimbshme të tradhtive të pandëshkuara.

Ai ia shiti Veriun Serbisë, Debelldën Maqedonisë, Çakorrin Malit të Zi dhe 24 hektarë tokë Manastirit. Votoi për Gjykatën Speciale, nënshkroi marrëveshjen për Zajednicën dhe dhjetë katunde shqiptare i shndërroi në komuna serbe. Dyzet kisha shqiptare ua regjistroi me tapi serbëve dhe ua njohu si ekstraterritoriale.
Këto tradhti të tmerrshme nuk i bëri i vetëm. Pa mbështetjen e opozitës, pa heshtjen dhe bashkëpunimin e saj, këto veprime nuk do të ishin të mundura. Opozita ishte bashkëfajtore në shkatërrimin e Kosovës, duke lejuar spiunimin, manipulimin dhe humbjen e tokave të shenjta të popullit shqiptar.