Lajme

Halil Geci: Kryeministri Kurti – Figura më e qëndrueshme e politikës së kohës sonë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:02 / 12 November 2025

Halil Geci, vëllai i madh i Gani Gecit, ka vlerësuar Kryeministrin Albin Kurti si figurën më të qëndrueshme politike të kohës sonë. Ai thotë se nën udhëheqjen e Kurtit, Kosova po ndërtohet mbi dinjitetin, sovranitetin dhe paqen.

Sipas Gecit, Kurti ka sjellë frymë të re në politikë dhe ka rikthyer besimin e qytetarëve te shteti. Ai e cilëson atë si lider të vendosur që mbron interesat kombëtare dhe punon për një Kosovë të fortë e të pavarur.

Postimi i plotë:

KRYEMINISTRI KURTI – FIGURA MË E QËNDRUESHME POLITIKE E KOHËS SONË
Nën udhëheqjen e tij, Kosova po dëshmon se dinjiteti, sovraniteti dhe paqja janë shtyllat mbi të cilat ndërtohet e ardhmja e kombit shqiptar.
Kryeministri Albin Kurti është shndërruar në figurën më të qëndrueshme politike të periudhave historike nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar. Ai ka dëshmuar guxim, vizion dhe bindje të fortë në udhëheqje, duke e riformësuar mendësinë e një klase të vjetër politike që për vite të tëra kishte mbajtur peng zhvillimin e vendit.

I udhëhequr nga mendja e ndritur dhe parimet e qëndrueshme të paqes dhe dashurisë – fillimisht për Kosovën, e më pas për gjithë rajonin – Kurti ka arritur atë që shumë kundërshtarë politikë e quanin të pamundur: rikthimin e jetës normale dhe të paqes në veri të vendit.
Zilia dhe frika e kundërshtarëve politikë – atyre që dikur deklaronin se veriu “kurrë nuk ka qenë i yni”, apo që donin të realizonin amanetin e Rankoviqit për t’ia bashkuar atë Serbisë – i kanë bërë bashkë të gjithë: opozitën e brendshme të zhytur në interesa, dhe forcat e jashtme që s’e duan një Kosovë të fortë e sovrane.

Por pavarësisht këtyre përpjekjeve, populli e ka kuptuar qartë se kush e mbron atdheun dhe kush ka tradhtuar me marrëveshje të dëmshme si Zajednica dhe lëshime të tjera që kanë cenuar interesat kombëtare.

Kurti është sot i vetmi lider në Ballkan që punon pandërprerë për t’i dhënë fund konflikteve dhe për të garantuar që fëmijët tanë të jetojnë në paqë e dinjitet, larg frikës, dhunës dhe kërcënimeve të së kaluarës.

Nën drejtimin e tij, Kosova ka treguar se respektimi i Kushtetutës dhe mbrojtja e sovranitetit janë jo vetëm obligime shtetërore, por edhe amanet i gjakut të dëshmorëve dhe i miqve që ndihmuan në çlirimin e vendit.

Pasiguritë dhe humbja e besimit të qytetarëve u shkaktuan nga vitet e opozitave të kaluara, që e kishin vënë popullin në gjumë e nën mashtrime politike. Por sot, përmes votës së lirë, qytetarët i kanë dhënë fund asaj periudhe të errët dhe i kanë kthyer besimin vetes dhe institucioneve të tyre.

Ardhja në pushtet e Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe Donika Gërvallës shënoi fillimin e një epoke të re politike, ku atdheu vendoset mbi çdo interes personal apo partiak.

Kosova sot është krenare me drejtuesit e saj që nuk u tunduan nga ofertat e mëdha të jashtme për të shitur pasuritë kombëtare, si Trepça dhe Ujmani, pasuri që mbeten thesare strategjike për të ardhmen e vendit.

Nën këtë udhëheqje vizionare dhe të guximshme, Ballkani po hyn në një periudhë të re, ku luftërat marrin fund dhe gjeneratat e reja do të trashëgojnë paqë, prosperitet dhe dashuri për atdheun.