Halil Geci ka reaguar në lidhje me bllokadën e krijuar në Kuvend, derisa ka ‘shpërthyer’ me kritika ndaj partive politike.
Ai kërkoi ndërhyrje urgjente të Gjykatës Kushtetuese, pasi vlerëson se shtetësia e Kosovës është seriozisht e rrezikuar.
“Ata që kanë bllokuar institucionet, qoftë deputetë apo parti të tëra, duhet të identifikohen si fajtorë dhe të dënohen pa kompromis.
Dënimi më i vogël: ndalim i përhershëm i kandidimit për deputet”, shkroi Geci në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Sovrani nuk fal! Koha e tradhtarëve të votës ka mbaruar!
Ata që e kanë shkelur besimin e qytetarëve me bojkot e bllokadë do të ndëshkohen! O sot nga drejtësia, o nesër nga vota e popullit. Nuk do të lejohen më të përdhosin Kuvendin, as të luajnë me fatin e shtetit.
Mjaft më me bllokadë politike! Kosova nuk është lodër në duart e partive që bojkotojnë punën e Kuvendit.
Në këtë situatë ku shtetësia e Kosovës është seriozisht e rrezikuar, është koha që të reagojmë si popull!
Kërkojmë ndërhyrje urgjente të Gjykatës Kushtetuese!
Ata që kanë bllokuar institucionet, qoftë deputetë apo parti të tëra, duhet të identifikohen si fajtorë dhe të dënohen pa kompromis.
Dënimi më i vogël: ndalim i përhershëm i kandidimit për deputet.
Nëse kjo nuk ndodh, fjala e fundit është e jona, e Sovranit!
Në zgjedhjet që po afrohen, duhet t’i ndëshkojmë me votë ata që kanë shkelur mbi vullnetin tonë dhe që po e shkatërrojnë shtetin për interesa personale.
Kosova është më e madhe se secila parti!
Ne, qytetarët e ndershëm të Kosovës, kërkojmë një iniciativë gjithëpopullore, që t’i tregojë vendin çdo deputeti të papërgjegjshëm që guxon të përdhosë votën dhe të dëmtojë Kosovën – jo vetëm brenda, por edhe në sytë e botës.
Sovrani do të flasë. Sovrani do të veprojë. Sovrani do ta shpëtojë Dardaninë.
Halil Geci Prishtinë
Në emër të qytetarëve të ndershëm të Kosovës.