Postimi i plotë i analistit politik dhe veprimtarit të LDK-së Halil Geci në rrjetin social facebook
Largim i minoritetit Serbë nga institucionet nuk është ravansh kunder institucioneve të Kosovës,por kunder Evropes dhe Amerikës.
Si shkas i largimit të minoritetit serbë nuk jan targat,por hidherimi i Rusisë dhe Sërbisë në BE-n dhe SHBAT arsyja se : marrëveshja e procesit të Berlinit dhe projekti Franko-Gjerman i mbeshtetur nga SHBAT dhe i afruar në tryezë Vuqiçit dhe Albinit si si zgjedhje për Serbinë dhe Kosovën,e jo targat o zuzarë opozitës,e veqmas ju të LDK-s dhe PDK-s si dhe mediat dhe ju o analist e qyfarë.
Minoriteti serbë i Kosovës i dhunuar nga grupet kriminale të instaluara i përdor Vuçiçi si jorgan që sa here të zihet ngushtë për interesat e tij përsonale për pushtet ka trilluar luftë për targat,a në mbrapa vij jan proceset e permendura më lartë.
Kështu së paku duket politika e tij kriminale me të cilen e ka ruar pushtetin falë grupeve kriminale, me ndihmen e të cilve ka fluturuar si me krahë në politikë serbe.
Njësoj si Vuqiqi kan fluturuar me krahë në emër të UÇK-s në politikën Kosovare edhe Polari dhe partija e ti PDK-ja me mbështetjen e LDK-s,duke e ndrruar pushtetin herë njëra herë tjetra, me tradheti dhe poshtersi, të dhimbshme. Këto dy parti marrëveshjet i kamuflonin si marrëveshje kinse si teknike, duke ju thënë qytetarve se zajednica e nënshkruar është një OJQ e thjeshtë.
Këta zuzar kan lundruar mbi gjakun dhe mundin e derdhur pa fije frike se i vret njeriu apo Zoti.
Kjo ekip e tradhetarve e llojit të Polarit, Stanishiqit dhe të PDK/s ,të Ises dhe LDK-s sot spo munden me i fshehë dëmet që dje ja bënë Kosovës me zajednicë ,dhe po vergllatin ata dhe mbështetsit e tyre.
Rakiqi s’po kërkon asgjë më shumë se marrëveshjen e nënshkruar me ndermjetsimin e BE-s të cilet e kan nënshkruar dhe ratifikuar në Parlament tradhtaret me emra,Isa dhe Hashimi si dhe partit e tyre,duke u mbeshtetur
nga rrethi i tyre dhe grupeve polareske në të cilen bën pjes komplet LDK-ja e sotit të ciles i mungon vetem ISA të tjeret janë të gjithë të njëjtit.
Këto dy parti si motra të pa ndashme në kualicione dhe vendime jan bërë milioner dhe miliarder duke i dhunuar të shkretit qytetarë në veri,dhe në jugë e kan lidhur dhe lodhur Kosovën në skajshmeri duke e rrezikuar jetësin e shtetit,deri te falimentimi.
Biljana Stojkoviq profesoreshë e biologjisë në Universitetin e Beogradit dhe njëherit kandidate nga kualicioni. thotë “Për të vonuar nënshkrimin e marrëveshjes në Berlin, Vuçiq trilloi historinë e targave në nivelin e një konflikti të armatosur”.
Unë në shkrimin tim pas nënshkrimit të marrëveshjes së Berlinit pata thënë dhe shkruar se Rusinë dhe Serbinë i ka trembur tej mase trajtimi i barabart
i Kosovës me pesë shtetet tjera të Ballkanit përendimorë,si dhe projekti Franko Gjerman ,e jo tabelat e makinave.
Largim i minoritetit Serbë nga institucionet nuk është ravansh kundër institucioneve të Kosovës,por kundër Evropes dhe Amerikës.