Lajme

Halil Geci: Pas deklarimit të Murat Jasharit, e mbështes padyshim Vjosa Osmanin për presidente

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:45 / 25 February 2026

Halil Geci, veprimtar dhe babai i deputetit të GUXO, Fatos Geci, ka folur rreth çështjes së presidentit,

Geci ka njoftuar se pas deklarimit të Murat Jasharit, tash e mbështet pamëdyshje Vjosa Osmanin për presidente.

Postimi i plotë:

MESAZHI I QARTË I JASHARAJVE NDRYSHON QËNDRIMET NË GARËN PËR PRESIDENT

Pas deklaratës së Murat Jashari se familja e Adem Jashari nuk i përket asnjë partie politike dhe mbetet simbol i gjithë Kosovës, shumë dilema u sqaruan.

Po të kandidonte Murati apo cilido nga familja Jashari, për mua nuk do të kishte alternativë tjetër. Mirëpo, pas qëndrimit të tij të prerë se nuk do të jetë pjesë e garës, qëndrimi im merr një drejtim të ri.

Sot, me përgjegjësi dhe besim të plotë, unë dhe rrethi im i gjerë do ta mbështesim pa asnjë mëdyshje kandidaturën e Vjosa Osmani për Presidente.

Ky qëndrim shënoi një pikë kthese, duke përforcuar bindjen se trashëgimia e familjes Jashari qëndron mbi interesat e politikës ditore dhe i përket mbarë Kosovës e shqiptarisë. Në këto rrethana, mbështetja ime tashmë drejtohet qartë kah Presidentja Osmani, e vlerësuar për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.