Halil Geci ngriti edhe një herë zërin kundër degradimit të vlerave rugoviste brenda LDK-së, duke kujtuar se Rugovistët e vërtetë u përjashtuan me dhunë politike nga shtëpia që e ndërtuan vetë. Sipas tij, LDK-në sot e kanë kapur klane të degjeneruara që për poste, marrëveshje të pista dhe interesa personale kanë shkelur mbi historinë, nderin dhe kufijtë e Kosovës. “Rruga e Re”, thotë Geci, nuk është vizion – është strehë e bythëlpirësve politikë që kanë kthyer partinë në vegël të klaneve të vjetra pro-serbe.
Ai kujton se ndërsa Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla u poshtëruan e u përzunë nga LDK-ja, duke marrë me vete shumicën e rugovistëve të vërtetë, brenda mbetën ata që heshtën kur u shty kufiri mbi Ibar, kur u përkrahën marrëveshje të dëmshme dhe kur u toleruan deklarata pro-serbe. Sipas Gecit, kjo është arsyeja pse sot opozita tradicionale ka mbetur pa moral, pa identitet dhe pa mbështetje – kapur vetëm pas “mullarit” të rrejshëm të Dejanës, si simbol i rënies së tyre politike.
Postimi i plotë:
LUBA DHE “RRUGA E RE”: SHKATËRRIMI I VLERAVE RUGOVISTE NË SHËRBIM TË KLANEVE TË VJETRA PRO‑SERBE
Rugovistët u përjashtuan me dhunë nga shtëpia që ndërtuan vetë, ndërsa sot LDK-në e kanë kapur klane të degraduara që bëjnë pazare me historinë, nderin dhe kufijtë e Kosovës.
Disa të ashtuquajtur “çlirimtarë”, të rreshtuar në Rrugën e Re të LDK-së, më shtynë ta bëj këtë reagim. Askush nuk po ju ndalon të shkruani e të flisni – është e drejtë e secilit të mendojë ndryshe.
Por aman, mos rreni, bre, se krejt dynjaja ju ka parë që për një post të deputetit jeni në gjendje të bëni çdo gjë që s’e bën as qeni.
Edhe pse sot jemi në demokraci, harroni joshjen për deputet – fjala është për historinë dhe nderin e atdheut, të cilit deri më sot partia e Lubomirit, me përkrahjen e tradhtarëve të PDK-së dhe polarit, ia ka lujtur nënën Kosovës. Faktet nuk mund të shlyhen me sharjet dhe krahasimet boshe që bëjnë “menermethën çenefat” e Lubës.
Çenefa këta, që Luba po ju pëshurrë në gojë duke ju joshur me nga një post të deputetit.
Partia Guxo është parti e përjashtuar me dhunë politike nga LDK-ja, dhe veçmas Donika Gërvalla e cila u zvarrit e u poshtërua në atë kuvend famëkeq – ku isha edhe unë, delegat i Degës së Dytë në Prishtinë. E përbuzur ishte edhe Vjosa Osmani.
Kur të përzënë nga shtëpia e përbashkët, është e natyrshme të mos mbetesh në rrugë – edhe Parashqevi Simaku, në fund, gjeti një strehë.
Ashtu edhe Vjosa dhe Donika ngritën një çati sa për t’i futur kokën brenda dhe i vunë emrin Lista Guxo. Ato guxuan, u larguan dhe ndërtuan shtëpinë e tyre të re politike.
U përpoqën disa herë të kthehen në shtëpinë e vjetër, por dera nuk u hap kurrë. Me presidenten Osmani dhe me bijën e heroit, Isuf Gërvalla, Donika Gërvallën – një grua që ia ka kushtuar jetën mbrojtjes së atdheut, Rugovës dhe Kosovës – ato u poshtuan dhe u larguan nga LDK me lot në sy. Me largimin e tyre, nga LDK u shkëputën edhe 70% e rugovistëve të vërtetë.
Ndërkohë, brenda LDK-së, Luba i Preshevës mori me vete kicen dhe disa “kuca” të tjerë, duke shpikur brenda LDK-së të ashtuquajturën Rrugë e Re. Brenda kësaj rruge të re kanë mbetur bythëlpirës, zuzarë dhe kurvarë politikë, që jetojnë me intriga dhe me gënjeshtra.
Disa zuzar që bëjnë krahasime me Donikën dhe ia hedhin fajin sikur ajo “paska shkuar në VV”, me dëshirë më tregoni: Çfarë të keqe i ka bërë Kosovës një parti që doli nga përjashtimi dhe poshtërimi?
Kështu, LDK-ja i përjashtoi nga shtëpia e vet dhe i dogji politikisht edhe fëmijët e Rugovës, sa që u detyruan t’u bashkangjiten partive tjera.
Ju “djathtistët” e rremë nuk keni qenë në gjendje të kundërshtoni as edhe me një fjalë kur LDK-ja dhe PDK-ja ua kaluan kufirin te Ura e Ibrit, apo kur mbështetët LDK-në që përkrahu “Stanishiqin e Drenicës”, atë që thoshte se “Mitrovica kurrë s’ka qenë e Kosovës, gjithmonë ka qenë e Serbisë”.
Kosovën nuk e ka gjetur asnjë e keqe pa firmën e tradhtarëve brenda LDK-së dhe PDK-së. Po ua rikujtoj: ku ishit ju “djathtistët e rremë”, kur nuk keni qenë në gjendje të kundërshtoni as edhe një herë:
— ata që e shtynë kufirin mbi urën e Ibrit,
— i mbështetën njerëz që thonë “Mitrovica kurrë nuk ka qenë e Kosovës, ajo është e Serbisë”,
— i mbështetët ata që i dhanë Serbisë 40 kisha “ekstraterritore”,
— ku ishit ju që i mbështetët ata që i votuan ata që përgatitën një Zajednicë me kompetenca ekzekutive,
— i mbështetët ata që ia falën Cernagorës tokën e Rugovës dhe i hapën rrugë çdo pazari të dëmshëm për Kosovën.
Sa i përket Dejona Mihajlit, për të cilën po kapeni si shpëtimtar, po ua them hapur: asaj ju ka “rritur mullari” aq shumë, sa ju dhe të tjerë si ju – LDK, PDK, AAK, Nisma, AKR, lista serbe, e krejt zuzarët bashkë – po rrëshqisni e po nguleni në të si në vaj.
Pikërisht për këtë arsye, VV ka pasur mbi 50% të popullatës, ndërsa ju nuk keni marrë mbështetje as sa një këngëtar dasmash.
Ju kapeni pas mullarit të Dejanës sepse nuk keni më as vlera, as moral, as identitet politik. Në atë mullarin ku jeni ngulur, aty edhe e meritoni të rrini.