Ishin takuar për të diskutuar në lidhje për arsimin në Kosovë, dhe grevën që po mbahet, Memli Krasniqi dhe Rrahman Jasharaj, por pas takimit ata sulmuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Të dytë deklaruan se nuk do ta lejojnë që në Kosovë të ketë qasje diktatoriale.
Kështu ata iu referuan kryeministrit, Albin Kurti.
“Qëndrimin ynë si PDK është i qartë, dialogu social nuk duhet të ketë alternativ sepse vetëm përmes dialogimit duhet të gjejmë zgjidhje. Nuk ka vend për qasje diktatoriale në Kosovës. Nuk mund të sillet qeveria ndaj mësuesve me këtë arrogancë të paparë ndonjëherë në vendin tonë”, tha ai.
Kurse, Rrahman Jashari i cili ka thënë se nuk do ta lejojnë që Kosova të bëhet shtet diktatorial.
Për këto deklarata drejtuar Albin Kurtit, ka reaguar veprimtari i LDK-së, Halil Geci.
Ai thotë se, e quajnë diktator Albinin, ata që përmes vrasjeve duke shkelur mbi kufoma kanë ardhur në pushtet, njësoj si Stalini.
“E quajnë diktator Albinin, ata që për 20 vite s’kanë lënë gjë pa i bërë këti vendi, kanë vjedhur e plaçkitur dhe kanë vrarë këdo që kanë dashur, dhe s’ka guxua prokuror, as polic me i intervistuar, dhe thonin hetimet vazhdojnë. E quajnë diktator Albinin ata që tentuan ta ndajnë Kosovën, dhe po mos te ishte Albini, sot Kosova ishte ndarë dhe e shpërbërë, jo vetëm nga ura e Ibrit dhe katër komunat e veriut, por edhe në jug me 6 komunat e ndërtuara nga tradhtarët duke ja dërguar Rankoviqit amanetin në vend”, thotë Geci për gazetën “Bota sot”.
Ai ka kritikuar ashpër Memli Krasniqin për deklaratën që ia bëri Kurtit.
“Albinin e quan diktator pasardhësi i Hashim Thaçit, i biri i mulla Milazimit, shumë më i keq se vet Hashimi. Kjo i bien në gegërisht, shkon njëri e vjen tjetri, shumë ma qen i riu se i vjetri. Memli njihet si një servil i llojit të vet që sa herë vriteshin proamerikanët e LDK-së, ky i duartrokite, duke thënë hetimet vazhdojnë”, shprehet Geci.