Lajme

Halil Geci: Thaçi dyshohet të ketë rreth 15 miliardë euro në bankat turke…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:25 / 3 September 2022

Në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend ka reaguar edhe veprimtari i LDK-së Halil Geci.

E quajnë diktator Albinin ata që tentuan ta ndajnë Kosovën, dhe po mos te ishte Albini, sot Kosova ishte ndarë dhe e shpërbërë, jo vetëm nga ura e Ibrit dhe katër komunat e veriut, por edhe në jug me 6 komunat e ndërtuara nga tradhtarët duke ja dërguar Rankoviqit amanetin në vend”, thotë Geci për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Thaçi dyshohet të ketë rreth 15 miliardë euro në bankat turke.

“Vetëm Hashimi dyshohet se në bankat e Turqisë ka të deponuara afro 15 miliardë, jo miliona, por 15 miliardë para të vjedhura nga Kosova e lodhur dhe e dërmosur nga lufta, hiç më pak se Hashimi  dyshohet edhe Isa për plaqkë e hajni, së bashku me “Lumin e rruar” dhe rrethin e tyre që u bënë argat dhe mbështetës të SHIK-ut dhe UDB-së, që e dëmtuan Kosovën me marrëveshje të kqija dhe e sollën Kosovën gati deri te falimentimi, kurse LDK-në në 12%, ky është Arpanxhiku që mendon se me ardhjen e tij e ka rritur LDK-në. Të kallxoj në zgjedhjet nacionale, edhe 2 vjet janë mbetur dhe e shef rezultatin ti o Lum Lumi dhe mbështetësit tu, që su ndat asnjëherë me kolicione me PDK-në dhe SHIK-un”, thekson Geci.