Ballina

Halil Geci: Vjosa Osmanin nga LDK-ja e larguan “kopilët” e rritur brenda LDK-së dhe shërbimet e SHIK-UT

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:17 / 17 October 2022

 

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka treguar arsyet pse Pronto  larguan Vjosa Osmanin nga LDK-JA

 

Ai tregon arsyen e vetme që Klani i prontomafisë e përjashtoi Vjosa Osmanin.

“Njëra nga arsyet pse u përjashtua Vjosa Osmani nga LDK-ja ishte pse nuk ua votoi treshes të Rrahman Morinës, Hashimin President. Arsyja tjetër ishte ngase ju frikësuan se Vjosa do ua merrte pa dyshim LDK-në dhe me të ardhur Vjosa në krye të LDK-së, ajo kurrë nuk do lejonte tradhtinë dhe ndarjen e Kosovës, si dhe ‘zajednicen’ e nënshkruar nga tradhtaret me emra të përmendur lart këtij shkrimi”, thekson Geci në një shkrim dërguar gazetës “Bota sot”.

Sipas tij, fundosjen e LDK-s dhe Kosovës e nënshkruan “kopilët e rritur brenda LDK-së ishte projekt i shërbimeve të njohura SHIK-ut dhe UDB-së”.

Ai shton se, fatkeqësia është se në LDK asgjë s’ka ndryshuar.

“Kuptone o njerëzi se LDK-ja është ende në koalicion me vrasësit e proamerikanëve të LDK-së, dhe asgjë nuk ka ndryshuar, por është e kapur dhe uzurpuan nga të njëjtit, nga ata që e privatizuan LDK-në e shkatërruan derisa e sollën në 12%”.