Lajme

Halil Matoshi: Kosova është në gjendje permanente jokushtetuese dhe pa Kuvend të konstituuar

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:33 / 2 September 2025

Analisti Halil Matoshi tha se Kosova është në gjendje permanente jokushtetuese me muaj të tërë dhe Kuvendi nuk është konstituuar. Ai gjithashtu tha se deklaratat e Dimal Bashës janë puro politike, ekstrapolitike dhe nuk kanë asnjë pasojë juridike.

“Kosova është në gjendje permanente jokushtetuese me muaj të tërë dhe Kuvendi nuk është konstituuar nuk ekziston si i tillë. Deklaratat e Dimal Bashës janë puro politike, ekstrapolitike dhe nuk kanë asnjë pasojë juridike për vendin sepse janë sikur ato përrallat e fëmijëve që i vendosin fëmijët në gjumë pas orës 8 në mbrëmje”. tha Matoshi

Matoshi për zgjedhjen e Bashës si kryeparlamentar tha se as vetë Lëvizja Vetëvendosje e as Albin Kurti nuk i kanë sytë në të, sepse sipas tij, ai është zgjedh për një përdorim.

“Ai është zgjedh për një përdorim sepse as Lëvizja Vetëvendosje e as Albin Kurti nuk i kanë sytë në të, po sido që të jetë, Kosova e fitoi edhe një showmen, sikur Gjergj Dedaj që thoshte dikur “Nuk kam qenë normal” edhe Dimal Basha i veshur me pushtet tha “nuk kam qenë i vëmendshëm”. shtoi tutje Matoshi.

Ai e tha këtë për faktin se Dimal Basha u arsyetua me Faktin se nuk kishte pasur njohuri rreth asaj se çfarë bashkëautorja e tij kishte shkruar në atë libër, ku ajo kishtë folur keq për UÇK-në./Gazeta10