11:47 / 29 August 2022
Analisti politik, Halil Matoshi ka dalë pak edhe kah bota e sportit, respektivisht tek futbolli, duke e bërë një analizë për lojtarët më të njohur.
Matoshi e ka shtjelluar shpërthimin e Karim Benzemas pas largimit të Cristiano Ronaldos, ndërsa ka folur edhe për dy futbollistët më të mirë të dekadës së fundit, Lionel Messi dhe “CR7”, shkruan “Gazeta Express”.
Më poshtë mund ta lexoni analizën e Matoshit për yjet e futbollit përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”.
Benzema 
Karim Mustafa Benzema âsht sot sulmuesi Nr. 1 në La liga dhe tânë Europën.
Deri dje ka punu për Cristiano Ronaldon. Në Fabrikën e tij të golave!
Dhe mirë ka bâ.
Sepse Ronaldo ishte shefi.
I ka “manipulu” 10 lojtarët e tij me ia gjuejt secilin top, sepse ishte shumë i lëvizshëm e gjeni i gjuejtjeve të lira!
KB9 e ka bâ golshënues të madh CR7shin.
Tash asht në skenē vet.
Secilin top t’hedhun në zonë, nëse Lionel Mesi kish me e bâ gol me 65% të gjasës e Ronaldo kish me e shndrru në gol më 45% të probabilitetit, Benzema e shënon në 90%.
Mas epokës “akademike” të Zidane, Maradona e Ronaldinho, vjen ajo e artistave: Ronaldo, Mesi e Benzema.
Nëse Mesi ka mendu shpejt e matematikisht, Ronaldo ishte ekspert i gjeometrisë deskriptive, (Ronaldinho ka qenë balerin. Për mue jashtserik), Benzema âsht mësues aritmetike e shéjtar, “vrasës” gjakftohtë!
Pra Ronaldo, Mesi e Benzema e kanë shënu gjysmën e parë të shekullit 21.
Kush e do futbollin, me jetu në kohën e tyne âsht qef, si me jetu në epokën e Aristotle, Plato-nit e Socrates-it!