Lajme

Halilaj: Kosova i vetmi vend në botë që për 20 vite, nuk ka arritur të zbulojë asnjë rast të vrasjeve politike, e as të nxjerr para drejtësisë asnjë peshk të madh…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:38 / 18 August 2023
Avokati Gazmend Halilaj ka hedhur një varg kritikash ndaj klasës politike në Kosovë, e cila sipas tij ka prodhuar vetëm antivlera ndër vite.

Postimi i plotë:

Gazmend Halilaj

Miq të dashur: mbajeni në mend…

I vetmi vend ishte Kosova që në kohë paqeje ishte copëtuar, madje kur ishte njohur si shtet nga më shumë se 100 shtete.

I vetmi vend që njerëzit arritën pasuri multimilionëshe, pa i thanë puna mbarë askush.

I vetmi vend që njerëzit u bënë “Doktor Shkence” pa lexuar asnjë libër.

I vetmi vend në botë që viktima siç ishim ne, ngriti idenë e faljes se krimeve të luftës nga regjimi serb, pa na kërkuar falje.

I vetmi vend që toka e ujitur me gjak, nga të pushtetshmit u ble nga 1 euro.

I vetmi vend që mërgimtarët si pasuri kombëtare, fyhen e poshtërohen, ani pse para dhe gjatë luftës dhe shtet ndërtimit ishin kontribut dhënësit- motori kryesor i gjithçkaje..

I vetmi vend në botë që për 20 vite, nuk ka arritur të zbulojë asnjë rast të vrasjeve politike, e as të nxjerr para drejtësisë asnjë peshk të madh…

I vetmi vend në botë që për 20 vite fëmijët e disa komandantëve dhe njerëzve të politikes u bënin konkurrencë fëmijëve të Sheikëve në Dubai..