Lajme

Halimi për videon e VV-së: Propagandë për t’i mbuluar paaftësitë e tyre qeverisëse

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:35 / 10 January 2023

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka komentuar videon që Lëvizja Vetëvendosje publikoi të martën, duke thënë se po mundohen që t’i mbulojnë dështimet e veta.

Lidhur me faktin se kjo video u publikua në të njëjtën kohë të publikimit të shkrimit të gazetës sllovene që ndërlidhi 100 mijë euro të kompanisë GEN me ‘dallavere’ mes Kurtit e ambasadorit Martin Berishaj, si për t’iu shmangur skandalit, Halimi tha se “faktet e çmontojnë secilën propagandë”.

Sipas zëdhënëses, Kurti nuk po e shkarkon Berishajn edhe pas skandalit të mëparshëm, pikërisht pasi ka një lidhje me të.

“Fakt është se Kurti duke mos e shkarkuar ambasadorin në fjalë, ka një lidhje në dukje të pazgjidhshme—krejtësisht të çuditshme—me ambasadorin Martin Berishaj. Prandaj edhe nuk do, apo mbase edhe nuk mundet edhe po të dojë, që ta lirojë nga detyra”, shkroi Halimi në Facebook.

Ndërkaq përmendi edhe rritjen e dukshme të çmimeve në Kosovë, ku Halmi theksoi se, pavarësisht fondeve, Qeveria s’po i përkrah qytetarët.