2:41 / 24 March 2024
Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti ka kritikur kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun për mënyren e drejtimit të partisë, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haliti shprehet se “Lumiri që e ka postin falas, kërkon të bëhet rugovian, pa njohur siç duhet as doktrinën dhe as vetë Rugovën”
Postimi i plotë:
Lumiri që e ka postin falas, kërkon të bëhet rugovian, pa njohur siç duhet as doktrinën dhe as vetë Rugovën!
Nejse, ka kohë të mësojë shumë gjëra, përfshirë edhe atë se historia as nuk pritet me gërshërë dhe as nuk mbulohet me “make up”!
Erën e plumbave e ngatërron me erën e qumështit, por i ri është, do të mësojë!