Ku është dialogu Kosovë-Serbi?
Xhavit Haliti: Dialogu duhet të bëhet , deri tani Qeveria Kurti dhe papagallët e saj kësaj çështje i janë përkushtuar për interesa elektorale. Edhe Presidenti i Serbisë është sjellur herë si ujk i veshur me lëkurë qengji e herë si dhelpër për ta mashtruar bashkësinë ndërkombëtare. Edhe Kurti, edhe Vuqic e dinë që s’mund të ketë ndryshim ne statusin e Kushtetutshmërinë e Kosovës. Kjo është e garantuar ndërkombëtarisht, prandaj sa më shpejtë që të dyja palët të zotohen për zbatimin e marrëveshjeve të dyanshme, duke përfshi edhe asociacionin e Komunave, sipas Kushtetutës së Kosovës, Pakos së Ahthisarit, katër principeve të Grupit të Kontaktit dhe qëndrimit të fundit të Z. Eskobar. Aq më i shpejtë do jetë integrimi ynë i përbashkët në BE.