Lajme

Haliti: Nuk e di se si Kurti ka guxim t’i bëj karshillëk Amerikës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:57 / 21 March 2024

Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti, ka thënë se nuk e di sesi kryeministri Albin Kurit mund ta ketë këtë qasje ndaj SHBA-ve.

Haliti pyeti me ironi mos Kurti ka prodhuar koka bërthamore.

Nëse i ka prodhu 100 koka bërthamore dhe i konkurron Izraelit, nashta do me fillu ndonjë luftë speciale po them prej ndonjë shpelle dhe do me rrafshu ndonjë vend Ballkan. Dy kamionë i ka ble edhe ish dalë fotografi”, ka thënë Haliti.

Ai tha se nuk ka politikë të duhur duke i bërë kundërshtim SHBA-ve.

“Nuk bëhët politikë e rezistencë duke iu kundërvënë Amerikës, harrone këtë punë. Le të jetë kush të jetë”, ka thënë ai në Pressing.