Lajme

Haliti: Osmani ka pasur sitauta të favorshme për Kosovën, por që nuk u mirëpritën nga Kurti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:09 / 24 February 2026

Xhavit Haliti, deputet i PDK-së, ka folur në lidhje me çështjen e presidentit.

Në një paraqitje në KTV, Haliti vlerësoi se presidentja Vjosa Osmani ka pasur momente të favorshme për Kosovën.

Megjithatë, sipas Haliti këto momente nuk kanë qenë të mirëpritura nga kryeministri Albin Kurti.

“Osmani ka pasur situata interesante që kanë qenë të favorshme edhe për Kosovën, por që nuk kanë qenë të favorshme dhe as të mirëpritura nga kryeministri i Kosovës. I ka pasur të metat e saja, sepse një ndër obligimet e saj kryesore është përfaqësimi dhe unifikimi i qytetarëve të Kosovës, e veprimet e saj nuk kanë qenë bashkëpunues as vizualisht me opozitën. Në asnjë udhëtim zyrtar nuk e kam parë kurrë që e ka marrë dikë të opozitës me vete ose ndonjë deputet me vete. Presidentët e tjerë të botës, përveç që e marrin pozitën e opozitën me vete marrin ndonjëherë edhe biznese me vete, varësisht se me kë takohet”, ka thënë Haliti.