Lajme

Haliti: Unë dua të ju them të gjithëve që VV-ja sot ishe çuar në krahë në majtë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:30 / 12 October 2023

Gjatë ditës së sotme në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë është dashur të raportojë Besnik Bislimi lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Mirëpo i njëjti nuk erdhi në raportim në këtë komision.

Po ashtu deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e bojkotuan seancën në të cilën do të diskutohej për Policinë e Kosovës.

Lidhur me këtë Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë sot se Vetëvendosje sot është zgjuar në krahë të majtë.

“Unë dua të ju them të gjithëve që VV-ja ishe çuar në krahë në majtë. Nuk e di pse e kanë këtë vendim të sotëm sepse edhe në Komision nuk erdhën, për Politikën të Jashtme, nuk erdh as zv.kryeministri që pat me votu por as pjesëmarrësit në Komision përjashtuar kryetares që e nënshkroi pjesëmarrjen dhe pastaj në kundërshtim me rregullat I kërkoj atij djalit me e fshi atë”.