3:25 / 1 March 2023
Sonte “Big Brother VIP Albania” ka nisur me tensione të tepruara.
Po komentohet një veprim i Luizit i cili izoloi Kiarën, për t’ia prishur një lojë, shkruan lajmi.net.
Produksioni duket se i ka bërë një gjyq hapur Luizit.
Vajzat po e konsiderojnë si një dhunë veprimin e Luizit.
E në anën tjetër edhe opinionistët po shprehen ashpër për veprimin.
Arbëri tha se Luizi shpesh i harron të gjitha për lojë.
E Zhaklina e teproi teksa tha se kjo është dhunë dhe Kiara ka nevojë për vajzat për ndihmë.
Ajo madje u bëri thirrje të gjitha vajzave që të ndihmojnë njëra-tjetrën, sepse veprimi i Luizit ka kaluar të gjitha limitet.