Lajme

Hamiti i LDK-së: Qëllimi i qeverisë Kurti është vënia nën kontroll e mediave dhe gjyqësorit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:03 / 11 July 2024

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj vendimieve të qeverisë për ligjet e KPM-së dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Ai tha se qëllimi i qeverisë Kurti është vënia nën kontroll e mediave dhe gjyqësorit.

Postimi i tij i plotë:

Për një ditë, sot, dy shkelje të Kushtetutës së Kosovës nga Qeveria e Vetëvendosjes. Në vazhdën e shkeljes serike të Kushtetutës, siç e ka dëshmuar Gjykata Kushtetuese shumë herë. Është i qartë synimi i  Qeverisë Kurti për t’i vënë nën kontroll gjyqësorin dhe median e Kosovës. Pushtetin absolut e do kjo kastë politike.

Presidentja Osmani mund të mos i dekretojë ligjet e sotme, nëse vendos të mos rreshtohet me Kryeministrin Kurti.