Lajme

Hamiti: Kurti shkoi në ekskursion në SHBA, ishte i papërgatitur

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:52 / 24 May 2022

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti e ka quajtur “ekskursion” vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1, Hamiti theksoi se Kurti dhe zyrtarët e tjerë kanë shkuar në SHBA të papërgatitur.

“Së pari kanë pas krijuar këtë pritmëri për këtë vizitë do të qëndrojë gjatë në SHBA kryeministri, do të ketë takime. Asnjëherë nuk është bërë e qartë agjenda, kanë shkuar me gjasë të papërgatitur, takime të nivelit të lartë politik nuk ka pasur. Të qëndroj një kryeministër gati 3 javë në SHBA për këtë lloj ekskursioni, sigurisht që kjo është e pavend dhe unë e kam të vështirë ta kuptoj ta zëmë kryeministrin që krekosej për kohëzgjatjen e vizitës”, tha Hamiti.

Ai shtoi se edhe pasardhësit e kryeministrit apo ministra të tjerë nuk do të donin që në të ardhmen ta thyenin rekordin e Kurtit për kohëzgjatje të vizitës në SHBA.

Kujtojmë se kryeministri Kurti ka qëndruar në SHBA nga data 6 maj deri më 22 maj. Vizita e tij atje është cilësuar si joproduktive nga spektri politik në Kosovë.