Lajme

Hamza ankohet në Kurtin për humbjen në Mitrovicë: U bë presion ndaj bizneseve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:33 / 18 November 2025

Bedri Hamza, kryetar i sapozgjedhur i PDK-së, ka folur edhe për garën në Mitrovicë, qytet të cilin e udhëhoqi për katër vite, e ku PDK-ja humbi nga VV-ja në zgjedhjet lokale.

Hamza është ankuar për garën.

Madje, ai u ankua edhe për vizitat e Albin Kurtit, kryeministër në detyrë i Qeverisë së Kosovës, në orët e vona në Mitrovicë.

“Në raundin e dytë, por edhe gjatë raundit të parë. I ka përdor resurset shtetërore, edhe automjetet, edhe derivatet, edhe shpenzimet tjera, gjitha i ka përdor niveli qendror në rastin e Mitrovicës. Por, këto nuk kanë ndonjë peshë, nuk është mirë që janë përdor resurset shtetërore, por janë përdorur resurset institucionale, edhe institucionet  caktuara brenda qeverisë janë vendosur brenda politikës”, ka thënë ai.