Lajme

Hamza i bindur se do të jetë kryeministër: Preferoj koalicion me LDK-në e AAK-në

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:18 / 13 December 2025

Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, ka folur në lidhje me pritshmëritë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Hamza është shfaqur i bindur se do të jetë kryeministri i ardhshëm.

Në një intervistë për RTV 21, Hamza ka treguar se parapëlqen koalicion me LDK-në dhe AAK-në.

“Jam i bindur se do të kemi rezultate të mira për të qeverisur Kosovën. Vijat e kuqe janë tregu të dëmshëm – i shoh si mundësi për bisedime, por për shkak të mungesës së rezultateve, VV duhet të shkojë në opozitë, të reformohet dhe të ndryshojë qasje. Për mua, koalicioni bëhet me partitë tjera. Mendoj se VV-ja është Kurti – respekt për të – por partitë tjera kanë strukturë tjetër” – tha Hamza.