Lajme

Hamza: Mbi 6 miliardë euro investime në projektet kapitale dhe zhvillimore (VIDEO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:26 / 19 January 2025

Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë për listën që ai bartë.

Në një postim në Facebook, ai tregoi edhe shifrën e investimeve në projektet kapitale që ka caktuar për vendin, nëse do të jetë në krye të vendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Mbi 6 miliardë euro investime në projektet kapitale dhe zhvillimore për Kosovën që mundet ma mirë”.

“Votoni 131 në këto zgjedhje”, ka thënë Hamza.