12:34 / 23 November 2025
Kryetari i PDK-së zhvillon takime me strukturat e partisë në Zvicër dhe diskuton zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, po qëndron në Zvicër, ku ka takuar strukturat e partisë dhe babain e ish-kandidatit për deputet, Ragip Xhaka.
Në një postim në Facebook, Hamza shkroi:
“Kontributi i mërgatës për Kosovën tejkalon çdo distancë dhe kufi. Me Ragipin dhe strukturat e PDK-së në Zvicër biseduam për zgjedhjet e 28 dhjetorit, për forcimin e lidhjeve me atdheun dhe për rolin e pazëvendësueshëm të mërgatës në zhvillimin e vendit. Nder dhe respekt për angazhimin e tyre.”