12:02 / 28 December 2025
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh kandidat për kryeministër, Bedri Hamza, i ka ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë, siç ka thënë, sipas bindjeve dhe vullnetit të tyre.
Ai pasi ka votuar ka theksuar se pret rezultat të mirë.
Kreu i PDK-së ka thënë se pret që dita e zgjedhjeve të jetë e qetë.