Lajme

“Hapja e shampanjës, liberalizimi ka ndodh pardje”, Mefi godet Haradinajn e Bekim Çollakun

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:00 / 8 October 2022

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka zgjedhur ironinë që të thumboj kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn dhe Ish-ministrin e Integrimeve Evropiane, Bekim Çollakun në lidhje me liberalizimin e vizave.

Përmes një postimi në facebook, Bajqinovci ka kritikuar opozitën për kinse humbje koncentrimi pasi sipas tij, derisa opozita thotë se ka merita për liberalizimin e vizave nëse ndodh, tash po e akuzojnë kryeministrin Kurti se po e negocion këtë proces me themelimin e Asociacionit.

“Filluan shqetësimet e opozitës për liberalizimin e vizave. Njëherë thonë se është meritë e të gjithëve, e sidomos e opozitës. Tash po thonë se Albini ka hyrë në negociata për asociacionin në këmbim të liberalizimit të vizave. Opozitës i ka humbur koncentrimi. S’po mund të zënë vend askund. Pse e kanë këtë siklet, ata e dinë më mirë!”, ka shkruar Bajqinovci.

Në fund të postimit Mefi, nuk ka harruar edhe dy rastet e rëndësishme që çuan në këmbë audiencën kosovare.

Hapjen e shampanjës në vitin 2016-të nga Bekim Çollaku, me premtimin se liberalizimi i vizave për Kosovën do të shpejtohej si procedurë.