Lajme

Haradinaj: Aleanca është e gatshme për zgjedhje

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:40 / 20 December 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia që e drejton është e gatshme për zgjedhje nacionale kurdo që ato mund të ndodhin.

Përmes një statusi në Fcaebook, Haradinaj ka shkruar se AAK mbetet e përkushtuar që të mbroj gjithçka është arritur në Kosovë, e të cilat sipas tij sot janë të rrezikuara nga mentaliteti i tanishëm politik.

“Aleanca në Gjilan është më e fuqishme se kurdo herë më parë. Kuadro të shumta i janë bashkuar degës në rrugëtimin tonë politik dhe kjo na jep garanci se Aleanca në Gjilan do ta ketë pushtetin pas zgjedhjeve të ardhshme lokale, sikurse do të jetë e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Aleanca është e gatshme për zgjedhje nacionale kurdo që ato mund të ndodhin. Mbetemi të vendosur në mbrojtje të të arriturave që Kosova ka shënuar gjatë rrugëtimit të saj e që sot janë të rrezikuara nga mentaliteti i tanishëm politik që qeverisë me vendin”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.