Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka nderuar vëllezërit Bytyqi gjatë një vizite te varrezat e tyre në Yonkers të Nju Jorkut, raporton GazetaBlic.
Haradinaj thotë se ata ishin shembull i të luftuarit shqiptar, teksa kërkonin lirinë pa shkelur të drejtat e tjetrit.
Haradinaj i premton familjes se do të jetë pranë tyre në betejën për drejtësi.
POSTIMI I PLOTË:
Ylli, Mehmeti e Agroni, të frymëzuar nga tradita atdhetare e familjes, u bashkuan në “Atlantikun” e UÇK-së, pa shikuar prapa. Pjesë e rreshtit të mbrojtësve të Kosovës, ata janë shembull i luftëtarit shqiptar, çlirimtar e jo pushtues, që kërkon lirinë e tij pa shkelur të drejtat e tjetrit.
Këta trima me krenari i nderoi Kongresi Amerikan duke nxjerrë rezolutë për të vulosur edhe njëherë se Amerika dhe Kosova janë bashkë në mbrojtje të lirisë.
Gjithmonë pranë familjes Bytyqi në betejën për drejtësi. Gjithmonë të përulur para veprës heroike të Vëllezërve Bytyqi.