Lajme

Haradinaj: Besoj se me administratën Trump, Kosova do ta zë hapin e anëtarësimit në NATO

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:07 / 22 January 2025

Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka publikuar një video ku thotë se me administratën Trump Kosova do ta zë hapin për anëtarësim në NATO.

“Këtu u dha betimi i presidentit të Amerikës dhe u shpallën objektivat. Për këto katër vjet Kosova besoj do ta zë hapin me këtë administratë në qëllimin e vet që të ndodhë anëtarësimi në NATO direkt dhe shpejt”, tha ai.