2:48 / 11 October 2022
Deklarimet për rritje ekonomike nga ana e Qeverisë i ka quajtur ofenduese ish-kryeministri dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj
Gjendja reale është ndryshe nga ç’thotë Qeveria, u shpreh Haradinaj, duke shtuar inflacioni prej 19.1% ka përgjysmuar fuqinë blerëse të qytetarit të Kosovës.
Çfarë Haradinaj tha se “shënon rritje” është importi i mallrave nga Serbia.
Kjo qeveri e ka kapërcyer çdo parashikim dhe importet nga Serbia prej 174 milionë në vitin 2020, kanë mbërritur në mbi 306 milionë euro, që është për 76 % më shumë nga viti paraprak”, u shpreh ai.