Ju propozoj deputetë të shkojmë në mocion dhe të ndërprejmë mosbesimin deri në pabesi, poshtërimin deri në armiqësi dhe mashtrimin deri në tradhti e ta shkarkojmë Qeverinë Kurti”.
Kështu ka deklaruar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës teksa ka kërkuar nga deputetët që të bëjnë një mocion mosbesimi dhe ta shkarkojnë Qeverinë Kurti.
Ai e ka fajësuar kryeministrin Kurti për situatën në veri, teksa ka thënë se Kurti “është sinonim i poshtërimit deri në armiqësi dhe i mosbesimit deri në pabesi”.
“Ne e dimë dhe e përjetojmë agjendën serbe, e dimë rolin e Listës Serbe dhe bandave atje, disa prej të cilëve i ka sanksionuar për veprimtarinë e tyre. Ajo që ne nuk po e flasim në Kosovë, ku po shkon Kosova nën udhëheqjen e kryeministrit Kurti. Ai ka sjellë mosbesim deri në pabesi, me besimin që ka kultivuar deri më tani”, ka thënë Haradinaj.