3:55 / 13 March 2025
Ramush Haradinaj ka pranuar se është takuar disa herë me kryetarin e PDK, Memli Krasniqin.
Ai tha se janë ulur për të biseduar me Krasniqin, por jo me Abdixhikun.
“Kam pasë disa takime me Memlin Krasniqin. E kam informu edhe Lumir Abdixhikun për takimin. Menjëherë pas zgjedhjeve ka vazhdu komunikimi. Me Abdixhiku s’jemi ulur, në fakt unë s’kam ndonjë rol të madh sepse po të isha mandat, parti fituese, do ta kisha një të drejtë morale me kërku më shumë. Meqë unë jam i treti me radhë, pas Lumirit unë pres i iniciativën e tyre, nuk mundem me iu pri, në këtë proces”, tha Haradinaj në Rubikon.