Lajme

​Haradinaj e quan të drejtë reciprocitetin ndaj Serbisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:42 / 31 July 2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në veri pas vendimit për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se vendimi për vendosjen e reciprocitetit është i drejtë dhe i ligjshëm.

“Vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë është i drejtë dhe i ligjshëm edhe në bazë të ligjeve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se i mbështetë institucionet e vendit për zbatimin e këtij vendimi.

“Mbështesim institucionet e vendit, organet e rendit dhe sigurisë, për zbatimin e këtij vendimi të drejtë e të ligjshëm. Bëjmë thirrje që qytetarët serb në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, rendin e ligjin”, ka përfunduar Haradinaj.