Lajme

Haradinaj fajëson Qeverinë Kurti për rritjen e tatimit të pronës: Durimi ka kufi, mjaft!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:52 / 24 January 2023

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka komentuar rritjen e tatimit në pronë, gjë e cila ka ngjallur shumë reagime, përfshirë të partive politike e qytetarëve.

Haradinaj e ka fajësuar Ministrinë e Financave për rritjen e faturës së tatimit të pronë.

“Fatura e tatimit në pronë për vitin 2023 është shumëfishuar me një ndërhyrje të Ministrisë së Financave. Jetesa e qytetarëve është vështirësuar nga rritja e çmimeve. Përkundër këtyre fakteve të dukshme nuk kishte asnjë veprim nga Qeveria e Kosovës për të frenuar inflacionin dhe për të lehtësuar jetën e qytetarve.” – shkroi ai.

“Mirë po e gënjen popullin. I mirë është edhe në veprime që janë në kundërshtim me premtimet dhe me Republikën e Kosovës. Por durimi ka kufi! Mjaft!” – shkroi ai.