Lajme

Haradinaj: Faturat e rrymës që shpërndahen sot me çmime astronomike janë dëshmi e abuzimit…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:18 / 24 January 2025

Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradnaj, ka reaguar në profilin e tij zytar në ‘facebook’ duke thënë se faturat e rrymës që po shpërndahen këtë muaj janë me “çmime astronomike”.

Haradinaj thotë se këto fatura janë dëshmi e abuzimit kriminal të “bandës energjetike”

Sipas tij “Urgjent duhet me u ngrit i madh e i vogël me e ndalu këtë shkatërrim”.

Reagimi i plotë:

Nëse ka pasë ndonjëherë abuzim me popull është kjo që po ndodh tani nga kjo qeveri.

Faturat e rrymës që po shpërndahen sot me çmime astronomike, janë dëshmi e abuzimit kriminal të bandës energjetike.

Ne paguajmë për GEN-in serb, ky është krim dhe kjo është arsyeja se pse u ndërpre projekti për termocentralin e ri.