12:02 / 28 December 2025
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së ka votuar.
Në paraqitjen televizive pas votimit, Haradinaj ka treguar se ka votuar bashkë me nënën Rukë.
“Unë me nanën Rukë, me Suzanën, gruja e Shkëlzenit, motrën Valbonën që ka ardhur prej Gjermanisë, votuam në Gllogjan. E shfrytëzuam të drejtën me votu, bëjë thirrje qytetarëve, të gjithëve, ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, të votojnë të vendosin. Ky është vendimi i tyre më i madh, e t’i dalin krah Kosovës gjithë”, tha Haradinaj.