Lajme

Haradinaj i AAK-së pajton familjet e të vrarëve që ishin me PDK-në (VIDEO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:55 / 24 March 2022

Hidhërimin vendosën ta kalojnë, e njëra-tjetrës t’ia falin gjakun.

Për këtë, familjet Ademaj dhe Kadrijaj sot u bënë bashkë në Organizatën e Veteranëve të Luftës në Pejë. Ata i priti kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ky ndërmjetësoi pajtimin për rastin e shtatorit të vitit të kaluar, ku në një konflikt me armë zjarri mbeti i vrarë ish-kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, dhe zyrtari tjetër i këtij subjekti, Blerand Kadrijaj, për shkaqe ende të paqarta.

Dy familjet shtrinë dorën e pajtimit dhe bënë thirrje që një rast i tillë të mos përsëritet më kurrë.