Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është shprehur në të T7 se është pro një opozite të bashkuar për ta mposhtur kryeministrin Albin Kurti në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ai ka thënë se koalicionin e opozitës e preferon para zgjedhjeve, por shton se është i gatshëm që të shkojë pas kreut të PDK-së, Memli Krasniqi e atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që ta mposhtin Kurti në zgjedhje.
“Unë jam në gjendje me shku pas këtyre dyve, me kriju një liste të përbashkët, me u përfshi në një opsion qeverisës që e kthen Kosovën në binarë. Nëse nuk bëhet kjo zgjedhje, jam në gjendje edhe pas zgjedhjeve, por kjo do të ishte situatë më e rëndë”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka deklaruar se ata që nuk e dëshirojnë bashkimin e opozitës nuk po e dëshirojnë rrëzimin e Kurtit.
“Nuk po them qëunë Ramush Haradinaj jam më i mirë se Abdixhiku, Krasniqi, ose kryesia e LDK-së e PDK-së. E kush jam e dinë për popullin e Kosovës. Jam i gatshëm Ramush Haradinaj prej krejt këtyre brezave, gjeneratave me shku pas këtyre dyve për me ndrru Qeverinë”, ka thënë Haradinaj.