Lajme

Haradinaj i reagon Kurtit: Sytë e Amerikës e kanë shpëtuar popullin nga zhdukja, o “i mjerë”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:54 / 31 March 2024

Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti i cili ka thënë se ai nuk e sheh Serbinë me sytë e Amerikës.

Haradinaj ka thënë se duhet me qenë shumë smirëzi ta thuash këtë gjë.

“Albin Kurti flet në emër të vetin e jo të Kosovës. Ai ka kohë që nuk e përfaqëson qëndrimin e këtij populli. Duhet të jesh shumë smirëzi të thuash “mos të presë Amerika që unë ta shoh Serbinë me sytë e saj”! Sytë e Amerikës kanë qenë pilotët e saj që e kanë shpëtuar një popull nga zhdukja, o i mjerë!”, është shprehur Haradinaj.

pixel