Lajme

Haradinaj ironizon me Qeverinë për mungesën e ushqimit në FSK: I kam ende gjallë dy kuzhinierë të Brigadës 131

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:28 / 14 October 2024

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar me ironi ndaj qeverisë lidhur me situatën e krijuar nga mungesa e ushqimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në një postim në Facebook, ai shkroi: “Nëse iu mungojnë kuzhinierët, i kam dy gjallë ende të Brigadës 131, Baca Gani Dabiqaj dhe Baca Islam Malaj.”

Haradinaj theksoi se mbështetje dhe kujdesi për FSK-në janë thelbësore për sigurinë e vendit.