Lajme

Haradinaj: Kam paralajmëruar para disa vitesh, Kurti me lidhje të shkurtra të korrupsionit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:48 / 4 February 2025

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka rikujtuar sot fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës të mbajtur më 26 prill 2023, ku kishte paralajmëruar për korrupsion të lartë në qeverinë aktuale. Në dritën e hetimeve të fundit për korrupsion qeveritar, paralajmërimi i Haradinajt po merr vëmendje të veçantë.

“Duke kryer detyrën time si opozitar, kam sqaruar qytetarët për lidhjet e shkurtrra të korrupsionit”, ka theksuar Haradinaj, duke iu referuar fjalimit të tij në Kuvend. Kryetari i AAK-së, tani kandidat për kryeministër i koalicionit për Kosovën Fituese, kishte ngritur shqetësime serioze për keqmenaxhimin e institucioneve shtetërore

Në një postim në Facebook, lideri opozitar vë në pah se paralajmërimet e tij po vërtetohen përmes hetimeve aktuale. “Hetimi i korrupsionit qeveritar po jep rezultate”, thekson Haradinaj, duke shtuar se “kryeministri në ikje po ik edhe nga Prokurori.”

Ai ka shtuar se paralajmërimet e tij të hershme për keqpërdorime në nivelet e larta të pushtetit po gjejnë konfirmim në zhvillimet e fundit.