Lajme

Haradinaj kërkon rinumërim të tërësishëm të votave

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:29 / 18 January 2026

Kryetari i AAK-së kërkon rinumërim të plotë dhe reagim urgjent të Prokurorisë për zgjedhjet e 28 Dhjetorit.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër pas gjetjeve të para nga rinumërimi i pjesshëm i votave të kandidatëve, duke deklaruar se ky proces ka nxjerrë në shesh një skemë shqetësuese manipulimi të votës së qytetarëve.

Sipas Haradinajt, procesi zgjedhor është dëmtuar që në fillim dhe zhvillimet e fundit e bëjnë të domosdoshëm rinumërimin e plotë të çdo vote. “Pa rinumërim të tërësishëm, nuk mund të sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve”, ka theksuar ai.

Ai ka shprehur gjithashtu habi për mungesën e reagimit nga ana e organeve të drejtësisë. “Është e habitshme pse Prokuroria nuk është vënë ende në lëvizje. Demokracia nuk mund të jetë viktimë e një grushti hajdutësh”, u shpreh Haradinaj.

Në fund, lideri i AAK-së ka bërë thirrje për veprim institucional, duke apeluar te të gjithë mekanizmat shtetërorë që me vendime dhe veprime konkrete të mbrojnë votën e qytetarëve dhe të rikthejnë integritetin e zgjedhjeve të 28 Dhjetorit. Ai paralajmëroi se çdo rrugë tjetër do të kishte pasoja të pariparueshme për vendin dhe demokracinë.