Ballina

Haradinaj: Kjo Qeveri duhet rrëzuar, ka ardhë ta dërgojmë në shtëpi Albin Kurtin…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:15 / 28 January 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, thotë se do ta rrëzojnë Qeverinë Kurti. 

Megjithëse, opozita nuk i ka numrat në Kuvend, ai thekson se do të gjenden të gjitha formulat për të dërguar në shtëpi kryeministrin Albin Kurti. Madje i bënë thirrje edhe deputetëve të pushtetit, Lëvizjes Vetëvendosje që duhet të vlerësojnë se a ia vlen të vazhdohet me këtë qeverisje.

Ai thotë se ekziston mundësia që pavarësisht vlerës së koeficientit mos të dërgohet ligji në Gjykatën Kushtetuese, por të rrëzohet qeveria dhe pastaj në mbledhjen e parë të qeverisë së re të rriten pagat për 20% për sektorin publik.

“Ekziston edhe një mundësi që mos të apelohet ky ligj fare por të rrëzohet kjo qeveri dhe të rriten pagat. Pagat duhet të rriten në bazë të këtij ligji, por pastaj vetëm i prek ato i rritë, p.sh. 20% dhe të gjithë rriten në mënyrë lineare. Eksiton një mundësi që me lënë ligjin, pasi krijon evidencë, status të caktuar ligjor. Pastaj si bie qeveria në takimin e parë 40 për qind rriten pagat në gjithë sektorët. Ndryshe po vonohem, por prapë duhet me pru ligj kur të vijmë ndonjëherë.