Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, mori pjesë në garën e skijimit “Kupa e Gjeravicës” në bjeshkën e Belegut, organizuar nga Komuna e Deçanit dhe Federata e Skitarisë së Kosovës.
Ai theksoi rritjen e interesimit për sportet dimërore dhe potencoi mundësitë e mëdha për zhvillimin e turizmit dhe sporteve të skijimit në Kosovë, duke vlerësuar bukuritë natyrore të bjeshkëve.
E plotë:
Bashkë me shumë qytetarë, në bjeshkën e bukur të Belegut, pamë nga afër garën e skijimit “Kupa e Gjeravicës”, organizuar nga Komuna e Deçanit dhe Federata e Skitarisë së Kosovës.
Është inkurajuese të shohësh rritjen e interesimit për sportet dimërore, ndërsa bukuritë natyrore dhe kapacitetet që ofrojnë bjeshkët tona dëshmojnë potencialin e madh për zhvillimin e turizmit dhe sportit të skijimit në vendin tonë.