Lajme

Haradinaj: Kosova nuk ka as udhëheqës e as zot shtëpie

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:59 / 11 May 2024

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se nëse humbet momentumi i pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e tre udhëheqësve institucionalë.

Haradinaj tha se krerët e shtetit janë zotuar se Kosova do t’i përmbush obligimet që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe sipas tij, tërheqja prej fjalës së dhënë, janë jo vetëm humbje, por edhe goditja më e rëndë që mund t’i bëhet Kosovës.

“Udhëheqja e Kosovës me veprimet e saj, përfundimisht e ka humbur besimin, ndërkaq Kosovën e ka shndërruar në një vend që po izolohet e po ndëshkohet përditë e më shumë. Në krejt këtë situatë shqetësuese, kur po shihet qartë se vendi nuk ka as udhëheqës e as zot shtëpie, Presidentja e vendit ka vendosur të hesht dhe të na bombardojë me pamje nga ajri, të pilotimit të një helikopteri”, tha ai në një postim në “Facebook”.