10:23 / 28 January 2026
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK, ka reaguar në lidhje me dyshimet për dronet “made in Kosova”.
Haradinaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili kohë më parë ishte fotografuar me kompaninë që u vu në qendër të kritikave.
“Etja për foto dhe showbiz është mania e këtij pushteti. Skandali me foto e video të Kurtit me dronin imagjinar është veç njëri prej qindra rasteve të shpërfaqjes së fytyrës së vërtetë të këtij pushteti. Kur do të ndaleni një herë o të mjerë”, shkroi Haradinaj.